Henrik Bariç nr.5, Prishtinë Kosovë 10000

00383 49 170 078

FONDACIONI SHTATËMBËDHJETË

 

PËR NE

SHTATËMBËDHJETË (17) është organizatë joqeveritare e themeluar në Prishtinë, Kosovë në vitin 2018. SHTATËMBËDHJETË fillimisht nisi si duo bashkëpunuese me qëllim të krijimit të veprave artistike vizuale dhe intelektuale të cilat eksplorojnë perspektivat psikologjike dhe sociale nëpërmjet Video - Artit Eksperimental. Duke u bazuar në këtë eksperiencë dhe nevojën për të rifunksionalizuar hapësirat publike alternative, SHTATËMBËDHJETË, është regjistruar si fondacion i cili mëton të sjell ndryshime pozitive në shoqëri nëpërmjet mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit.


Misioni ynë është të nxisim aktivizmin kulturor për zhvillimin shoqëror. 17 ka tre programe: Arti & Kultura, Aktivizmi Qytetar dhe Project Space. SHTATËMBËDHJETË gjendet në Prishtinë, por mbulon gjithë rajonin e Kosovës me aktivitetet e tij.


SHTATËMBËDHJETË (17) është i dedikuar që të krijojë një ambient edukues për të gjithë qytetarët e të gjitha gjinive dhe moshave në të gjitha nivelet e rrugëtimit të tyre, inkurajimin për pjesëmarrje në jetën publike nëpërmjet artit, kulturës, edukimit dhe përfshirjes, e po ashtu edhe të shërbejë si burim vital kreativ për komunitetin.

 

looking to the future together

PROGRAMET

 

PROJECT SPACE

Qëllimi ynë është që të krijojmë një hapësirë të të menduarit, në kuptimin e gjerë të fjalës. Kjo hapësirë merr formën e një qendre ndërdisiplinore që kombinon anën intelektuale dhe kreative në mënyrë që të krijojmë një forum i cili na mundëson të reagojmë karshi çështjeve sociale dhe të përfshihemi në dialogun konstruktiv duke bërë pyetje të cilat mëtojnë të shtyjnë kufij dhe të sfidojnë përgjigjet konvencionale duke ndërvepëruar me disiplina të ndryshme. Mbështetë krijimin e perspektivave globale diverse dhe  shumëplanëshe  siç është reprezentimi nga shkëmbimi dinamik dhe përfshirja e komuniteteve dhe artistëve dhe është e vendosur qëllimisht si pjesë e një rrjeti më të gjerë të qendrave të ndryshimeve në mënyrë që të nxis dialogun, komunikimin dhe bashkëpunimin. Project Space përpiqet të dal në pah brenda komunitetit lokal si një anëtar aktiv dhe katalizator për ndryshim, duke sjell ide origjinale që përfitojnë infrastrukturën sociale, ekonomike dhe politike. Në mënyra aktive ndërmerr hapa për të integruar vetëdijen dhe qëndrueshmërinë mjedisore në kulturën e aktiviteteve tona.

Kliko për

 
 

PROJEKTET

Portfolio e Punës

METAMORPHOSIS

Metamorphosis ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit. Një gjë e tillë mendohet të arrihet duke rikthyer në jetë objektet e braktisura,  t’i rivitalizoj ato qoftë edhe për një ditë. Në këtë formë të dokumentohet memoria kolektive për një të kaluar që pak flitet, po ashtu hapësirat publike të shfrytëzohen për të mirën e komunitetit. Metamorphosis përdorë artin dhe kulturën si mjet kryesor për të ngritur zërin për rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirës publike.

PIKËPAMJA

Pikëpamja ka për qëllim të ofroj praktika që inkurajojnë dhe fuqizojnë vajzat dhe djemtë e rinj të përfshihen në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre. Kjo mëtohet të arrihet duke ofruar një platformë përmes së cilës trajtohen çështje që lidhen me nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke u dhënë prioritet të rinjve dhe të rejave e grupeve të margjinalizuara në shoqërinë tonë. E gjithë kjo do të arrihet nëpërmjet shkrimeve që pjesëmarrësit do të shkruajnë duke trajtuar tema të ndryshme të cilat i prekin ata dhe vendin në të cilën jetojnë.

INFRARED

INFRARED ART Residency është zhvilluar duke u bazuar në natyrën e rrezes Infrared e cila në përgjithësi është e padukshme për syrin e njeriut, por që mund të ndjehet si nxehtësi dhe mund të shihet vetëm nën rrethana të caktuara me pajisje të veçanta. Në të njëjtën vijë të mendimit, metodologjia e INFRARED ART Residency ka për qëllim që të identifikoj çështje të ndryshme që lidhen me komunitetin dhe të drejtat e njeriut duke përdorur pajisje “të veçanta” siç është arti për të prekur dhe trajtuar çështje të tilla. INFRARED përmes rezidencave artistike ka për qëllim që të krijoj një dialog publik mbi çështje të caktuara duke kontribuar në ngritjen e nivelit të mendimit kritik të artistëve të rinj se si të shfrytëzojnë artin si mjet për vepruar.

 

Na mbështetni

Si një organizatë jofitimprurëse ne duhet të punojmë shumë çdo ditë për të siguruar qëndrueshmërinë tonë financiare në mënyrë që të vazhdojmë të bëjmë një ndryshim të vërtetë në botë.

Për të bërë më shumë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ju mund të na mbështetni në shumë mënyra - nga rezervimi i hapësirës për ndonjë punëtori ose ngjarje në Project Space, ose duke bërë një donacion për të na ndihmuar të avancojmë misionin tonë - dhe të përfitojnë më shumë komunitete dhe kauza që i shërbejmë.

Ju lutemi na kontaktoni për më shumë informacion se si mund ta mbështesni punën tonë.

KONTAKT